5 këshilla për t’ju ndihmuar të krijoni një reputacion të mrekullueshëm të markës

5 këshilla për t'ju ndihmuar të krijoni një reputacion të mrekullueshëm të markës

Njerëzit e përdorin fjalën “markë” kaq shpesh këto kohë saqë duket se e ka humbur domethënien e saj origjinale. Në përgjithësi, kur njerëzit dëgjojnë fjalën ‘markë’ ata mendojnë për logon e një kompanie. Një markë, megjithatë, është më tepër se një logo e thjeshtë. Për Marty Nuemeier, autor dhe folës i mirënjohur për markën, dizajnin dhe inovacionin, një “markë është ajo që ndjen një person për një produkt, shërbim apo organizatë”.

Njerëzit nuk blejnë vetëm produkte; ata blejnë ndjenja dhe emocione. Si ndihen klientët për kompaninë tuaj? A mund të dallojnë markën tuaj nga konkurrenca? A e kanë të vështirë të identifikojnë veten e tyre me markën tuaj? Këto janë pyetje që sipërmarrësit i bëjnë shpesh.

Nëse një markë është se si njerëzit ndjehen për një produkt, shërbim apo organizatë, atëherë çfarë është reputacioni i markës? Pa përdorur përkufizime komplekse, reputacioni i markës përfshin logon e kompanisë, fontet, ngjyrat, paketimet etj. Kur ju keni një prani të qëndrueshme vizuale në të gjitha kanalet, klientët mund të identifikojnë markën tuaj me lehtësi të madhe. Cilat hapa mund të merrni për të krijuar një reputacion të shkëlqyer të markës?

Kujdesuni për fushatat në mediat sociale

Mediat sociale janë bërë pjesë e domosdoshme e marketingut. Njerëzit shpenzojnë shumë kohë në mediat sociale, por nuk u kushtojnë shumë vëmendje përmbajtjes së zakonshme; ata lexojnë vetëm përmbajtje të rëndësishme për ta, përmbajtje fantastike. Gjithmonë vlerësoni fushatat tuaja në mediat tuaja sociale dhe bëni ndryshime aty ku e shihni të nevojshme.

Bëni studime tregu

Ju mund të krijoni fushata të mrekullueshme në mediat sociale, por nëse nuk i drejtoheni audiencës së duhur, mund të mos keni rezultatet që keni dëshiruar. Prandaj, është e rëndësishme të bëni një hulumtim tërësor të tregut në lidhje me audiencën tuaj. Ju mund të flisni drejtpërsëdrejti me njerëzit në telefon, të krijoni sondazhe online ose kuize, etj. Kërkoni vazhdimisht dhe mos ngurroni të eksperimentoni.

Krijoni një logo të paharrueshme

Si i njihni Apple, Coca Cola, Nike, NASA, Microsoft, Colgate dhe McDonalds? Ju mund të harroni shumë gjëra rreth këtyre markave si për shembull historikun e tyre, themeluesit dhe kështu me radhë, por ndoshta nuk do ta harroni kurrë logon e tyre. Logoja është një gjë që njerëzit nuk harrojnë kurrë për markat. Kjo është arsyeja pse ju duhet të krijoni një logo të paharrueshme për markën tuaj, diçka që njerëzit gjithmonë do ta kujtojnë.

Mos i ndërlikoni gjërat

Në një epokë ku çdo kompani shkon pas softuerit më të fundit ose prirjeve më të reja të marketingut, duhet të keni parasysh se konsumatorët në fund të fundit dëshirojnë vetëm një gjë: ta gjejnë kompaninë tuaj kollaj, qoftë online apo offline. Njerëzit nuk duhet ta kenë të vështrirë të gjejnë faqen tuaj në internet, ose të njohin logon tuaj. Motoja ‘sa më thjesht’ tingëllon e vërtetë si kurrë më parë.

Krijoni video informuese

Krijimi i një video mund të kërkojë kohë, por ia vlen përpjekja. Mund të jetë një video e shkurtër që përshkruan misionin dhe vizionin tuaj. Një video është një mënyrë efikase për të përshkruar se çfarë përfaqëson kompania juaj, çfarë e bën atë ndryshe nga konkurrentët. Njerëzit kalojnë shumë kohë në internet duke parë videot; mjafton të shikoni sesa shumë kohë shpenzohet në YouTube. Sigurohuni që videoja të jetë e qartë, e rëndësishme dhe në situata të caktuara, argëtuese.

Një reputacion i qartë dhe i thjeshtë markë mund t’ju çojë shumë larg. Tregojuni njerëzve se cila është filozofia juaj, çfarë ju dallon nga të tjerët. Të gjitha përpjekjet tuaja do të japin frutet e veta.