SEO për fillestaret
by joni
SEO per fillestaret: Pse nje plan dhe te qenit konsisten eshte çelesi i suksesit
A keni punuar ndonjehere ne nje kompani ku departamentet nuk flasin me njeri-tjetrin dhe si rezultat projektet deshtojne? Te njejtat probleme lindin kur bizneset nuk e kuptojne SEO dhe rolin e tij ne marketing.
SEO eshte nje nga nxitesit apo shtytesit me te fuqishem te trafikut, dukshmerise dhe reputacionit qe nje biznes mund te kete.
Nese deshironi te ndertoni nje strategji solide te marketingut dixhital qe ka nje efekt akumulues, atehere SEO do te jete themeli juaj. Ky proces, kur perdoret ne potencialin e tij te plote, rrit autoritetin e faqes suaj te internetit.
Me poshte do te lexoni se çfare eshte SEO dhe si mund ta perdorni sakte.
Po çfare eshte SEO?
SEO (search engine optimization) do te thote optimizim te motorreve te kerkimit. Motoret e kerkimit duan t’u japin perdoruesve informacionin me te rendesishem dhe te rekomandojne pervojen me te mire te perdoruesit.
Per ta bere kete, motoret e kerkimit duhet te kontrollojne faqet e internetit duke kerkuar nje sere faktoresh per te percaktuar nese nje faqe interneti eshte e dobishme apo jo. SEO eshte procesi i optimizimit te nje faqe interneti dhe perdorimi i faktoreve specifike te renditjes per te fituar shikueshmeri ne rezultatet organike (falas) te motorit te kerkimit.
Shume njerez mendojne qe SEO ka te beje vetem me perdorimin e fjaleve kyçe te duhura, dhe ne fakt kjo eshte nje pjese e procesit. Sidoqofte, SEO eshte nje praktike shume me e madhe, pasi perfshihen me shume se 200 faktore.
Disa nga faktore me te rendesishem jane:
- Nje faqe interneti e ndertuar ne nje platforme te koduar mire me nje certifikate sigurie (https SSL) e cila informon perdoruesit se eshte e sigurt.
- Nje faqe interneti e shpejte per t’u dhene perdoruesve nje pervoje te mire.
- Nje faqe interneti e kendshme per celularin, pasi shumica e perdoruesve tani perdorin pajisje celulare.
- Permbajtja e optimizuar: Artikuj dhe tema qe perputhen me fjalet kyçe qe po kerkojne perdoruesit.
- Ana teknike SEO (Technical SEO): Optimizimi i titujve, nentitujt, pershkrimet, etiketimi i imazhit etj.
- Pervoja e perdoruesit: Motorret e kerkimit masin numrin e perdoruesve qe klikojne per te vizituar faqen tuaj, sa nga ata dalin shpejt nga faqja juaj dhe kohen qe kalojne aty.
- Sinjalet sociale (Social signals): Angazhimi dhe shperndarja e permbajtjes suaj ne rrjetet sociale.
- Informacionet e biznesit, si emri, adresa dhe numri i telefonit: Kjo ka te beje me krijimin e profileve ne “Google My Business” “Facebook” “Instagram” apo rrjete te tjera sociale.
Pse SEO ka nje fuqi te madhe?
Kur te beni SEO ashtu sic duhet, motoret e kerkimit do ta renditin faqen tuaj te internetit dhe permbajtjen me lart ne rezultatet e kerkimit. Shumica derrmuese e trafikut shkon ne faqen e pare te rezultateve te kerkimit, keshtu qe nese nuk jeni aty, me pak njerez do t’ju gjejne.
SEO mund te ndihmoje biznesin tuaj te rrise reputacionin dhe autoritetin e tij. Duke u shfaqur me shpesh, audienca juaj do te njihet me shume me marken tuaj.
Nje gabim i madh qe bejne bizneset.
Shume biznese e dine se kane nevoje per SEO, por e kuptojne ate ne menyre te gabuar. Shume biznese e trajtojne SEO-ne si nje projekt, ku dikush optimizon nje faqe interneti dhe me pas ai konsiderohet i perfunduar. Do te ishte mire qe SEO te ishte nje projekt afatshkurter, por ne fakt nuk eshte keshtu dhe nese dikush po ju premton kete, duhet te largoheni prej tij.
Integrimi i SEOs
SEO duhet te jete nje pjese e bashkuar e gjithe pranise suaj ne internet qe nga fillimi, duke mos u kufizuar vetem ne disa postime per te cilat deshironi te renditeni. Faqja juaj e internetit ne teresi duhet te optimizohet per perdoruesit, ndersa marketingu i permbajtjes do te ndihmoje ne perditesimin rregullisht te informacionit. Postimet ne faqen tuaj te internetit duhet te kene parasysh efektin SEO qe nga fillimi i tyre, ne menyre qe ato te optimizohen ne momentin qe publikohen.
Integrimi i SEO nga fillimi do te thote te zgjidhni fjalet kyçe, llojin e permbajtjes, audiencen dhe mesazhin, sa here qe krijoni diçka te re ne internet. Kjo kerkon planifikim dhe perkushtim.
Lidhja e faqeve te tjera me faqen tuaj ose Backlinking
Nje faktor kyç per renditjen e motoreve te kerkimit eshte numri dhe cilesia e lidhjeve nga nje faqe te tjera ne faqen tuaj (backlinks). Backlink konsiderohen si vota nga faqe te tjera ne internet per faqen tuaj dhe sa me cilesore apo me shume te keni aq me shume rendesi do ti japi biznesit tuaj. “P.sh, nese ju keni nje restorant dhe keni nje backlink/citim nga nje faqe e nje kuzhinieri te famshem, apo keni nje kompani per makina me qera dhe jeni permendur nga nje prodhues makinash, apo nese keni nje agjenci per shitje pronash dhe jeni listuar ne gazeta nderkombeare si Forbes, patjeter qe kjo ka nje rendesi me te madhe se nje backlink/citim nga blogu personal i nje shokut tuaj.”
Menyra me e lehte per te marre backlink me cilesi te larte eshte duke krijuar permbajtje me vlera qe njerezit i pelqejne dhe duan ti ndajne. Kur motoret e kerkimit shofin se shume faqe ne internet (web pages) lidhen me biznesin tuaj, ata marrin nje sinjal te forte qe biznesi juaj eshte i vlefshem per t’u renditur.
Konsistenca
SEO eshte nje praktike e vazhdueshme qe nuk perfundon kurre. Eshte nje pjese integrale e gjithçkaje qe krijoni ne internet per biznesin tuaj dhe kur ta trajtoni si te tille, do te filloni te shihni rezultate shume me te medha.
SEO eshte nje loje e gjate. Marketingu duhet te jete i vazhdueshem dhe SEO eshte zemra e marketingut.
Ku mund te gjej nje kompani qe merret me SEO nese nuk mund ta bej vete?
Kompani si Evolve Web Studio, ju ndihmone te zbuloni potencialin e fshehur te faqes suaj te internetit duke e perditesuar mbi tendencat me te fundit SEO ne menyre qe te mund te ofroje rezultatet me te mira per biznesin tuaj. Evolve Studio eshte kompani e çertifikuar nga SemRush, nje nga platformat me e besueshme qe perdoret per kerkimin e fjaleve kyçe, vellimin e kerkimit, si dhe kostoja per klikim.
Recommended Posts
SEO. Pse çdo biznes ka nevojë për të
01/06/2018
Top ecommerce web design companies
02/03/2021