Reklamimi i Produktit ose Biznesit tuaj

reklame per nje produkt

Në ditët e sotme reklamimi i një produkti është po aq i rëndësishëm sa dhe cilësia e tij për ta bërë të suksesshëm onlinë dhe në treg.

Reklamimi i suksesshëm online përkthehet në rritjen e trafikut në faqen tuaj të internetit dhe kthimin e investimeve. Reklamat online shihen nga shumë përdorues! Sa më i madh numri i përdoruesve që vizitojnë faqen tuaj, aq më të larta janë shitjet që do të bëni.

Qëllimi I strategjisë tonë është të bëjmë klientët tuaj aktual t’ju arrijnë më lehtë dhe të blejnë produkte, pavarësisht orarit të shërbimit, por edhe klientët potencial të njihen lehtë dhe më shumë me produktin.

Në Evolve Studio studiojmë biznesin tuaj për të krijuar strategjitë e duhura që të arrihet qëllimi kryesor: Ky produkt të vecohet nga konkurrenca duke krijuar identitetin të tij.

Hapi më i rëndesishëm që do të realizojmë është krijimi i një faqë interneti për produktin tuaj. Pas kësaj është koha të fillojme rritjen e trafikut të faqes duke e bërë të dukshme në rezultatet e kërkimit.

Rritja e trafikut të faqes arrihet nëpermjet optimizimit i motorëve të kërkimit (SEO). Sa më lart e renditur dhe sa më shpesh një faqe shfaqet në listën e rezultateve të kërkimit, aq më shumë vizitorë kjo faqe do te marri dhe për rezultat rritet interesi ndaj produktit dhe përkthimi i këtij interesi në shitje.

Paralelisht i rëndësishm eshte dhe marketingu në rrjetet sociale. Rrjetet sociale kanë një numër shumë të madh vizitorësh ndër ta edhe klientët tuaj. Ato janë forma më e lehtë dhe e shpejtë që të rrisni mundësitë e shitjeve dhe rritjen e konsumatorëve të produkteve.

Aktivitetet kryesore që përfshijmë në marketingun e rrjeteteve sociale janë shpërndarja e përmbajtjeve origjinale, krijimi dhe disenjimi I posteve, videove,imazheve dhe promovimi I tyre me target klientet tuaj por edhe njerëz të cilët kërkojnë ose janë të interesuar për shërbime të ngjashme më ato të kompanisë tuaj.

Ne gjithashtu ju ndihmojmë në ndërtimin e fushatave të marketingut me email. Krijimin e nje email-i te dizanjuar ne formën e nje reklame që do të rrisë numrin e vizitorëve të faqes dhe produkteve.

Nëpermjet gjithë strategjive dinamike ne ndihmojmë në rritjen e bisnesit tuaj duke fituar një identitet tuajin që ju veçon nga çdo biznes apo produkt tjeter.


WhatsApp chat