Menaxhimi i markes




Menaxhimi i brendshëm i markës dhe reputacionit

Në biznes, reputacioni është gjithçka. Falë medias sociale dhe faqeve të rishikimit si Yelp, ju mund të ndërtoni një reputacion të madh në internet. Ka vetëm një problem: në botën dixhitale në të cilën jetojmë, gjërat ndryshojnë shumë shpejt.  Ju duhet t’i pëgjigjeni këtyre ndryshimeve me po të njëjtën shpejtësi. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar që të ruani dhe përmirësoni imazhin e markës suaj.



Ekspertiza jonë

Ne e dimë që bizneset dhe individët e ndryshëm kanë nevoja të veçanta për menaxhimin e reputacionit të tyre. Stafi ynë ka hulumtuar dhe shqyrtuar dhjetra shërbime të menaxhimit të reputacionit.
Ne u ofrojmë shërbime institucioneve qeveritare si dhe bizneseve të vogla dhe të mëdha nga industri dhe fusha të ndryshme.
Zgjidhjet tona përqendrohen në perceptimin e publikut, por edhe në kuptimin e faktorëve që nxisin njerezit të blejnë.
Perceptimi i publikut është shumë i rëndësishëm. Zgjidhjet tona shkojnë gjithnjë kah faktorëve që çojnë në shitjen e produktit apo shërbimit tuaj.



Çfarë na bën të vecantë.

Nëse aktualisht keni një problem të menaxhimit të reputacionit në internet, ne mund të ndihmojmë. Nëse reputacioni juaj online nuk është aty ku ju mendoni se duhet të jetë, na kontaktoni menjëherë.  Përmirësoni perceptimin e publikut ndaj jush tani. Menaxhimi i markës është tejet i rëndësisshëm.


Ashtu si identiteti juaj personal ju bën unik, identiteti juaj i markës është tipar i veçantë i biznesit tuaj që ju veçon nga çdo biznes tjeter që ekziston. Dhe dizajnimi i identitetit të markës tuaj? Është ajo që e formëson kompaninë tuaj.

Por çfarë saktësisht është identiteti i markës? Çfarë ka të bëjë me dizajnin? Dhe si mund të krijoni një identitet të fortë të markës që e çon biznesin tuaj në nivelin tjetër?

Termat “markë”, “markim” dhe “identitet i markës” trajtohen ndonjëherë si të këmbyeshme, por nuk është kështu.

Brand është perceptimi i kompanisë në sytë e njerëzve.

Identiteti i markës është mbledhja e të gjitha elementëve të markës që kompania krijon për të portretizuar imazhin e duhur të vetes për konsumatorin.

Çfarë është Brand Identity apo i shqipëruar si identiteti i markës?  Pse është themelor, kur është i dobishëm dhe si është krijuar në një nivel praktik?

Biznesi juaj nuk është aq i ndryshem nga një person: Ai ka në vetvete karakteristika, cilësi , ka një gjuhë të caktuar si mundësi komunikimi, ka një histori që formimin e tij dhe përcakton objektivat që duhet te arrihen në afat te shkurtër dhe afatgjatë. Sikurse ndodh me një individ i cili është i sukseshëm nëse është koherent dhe i besueshëm, ashtu ndodh edhe me markën.
Qe të kesh sukses me biznesin tend, rëndësi parësore ka më së miri identiteti i markës.Duhet të jesh plotësisht i vetëdijshëm për t’u ballafaquar me çdo projekt pune duke ndjekur strategjinë e duhur!

Po çfarë është identiteti i markës?

Identiteti i markës është tërësia e karakteristikave vizuale dhe gjuhësore që e bëjnë një markë të njohur , të dallueshme në krahasim me konkurencën. Kjo është ajo që e bën kompaninë të duket si njësi e fortë dhe e qartë nga konsumatorët. Kjo është arsyeja pse identiteti i markës ështe ndikuesi dhe kontribuesi i pare në suksesin e produktit ose shërbimit që ofron biznesi juaj.

Në situatën ideale, identiteti i markës përkon me imazhin e markës, që është ideja që klientët kanë ndaj markës së biznesit tuaj. Kur kompania arrin te “ketë” klientët e saj potencialë për atë që është dhe që dëshiron të bëhet, ka arritur një nga objektivat më të rëndësishëm.

Aspektet e identitetit të markës janë shumë të ngjashme me karakteristikat e një personi të cilët mund të renditen dhe të kualifikohen si gjashtë aspektet kryesore të identitetit të markës: elementët fizikë, personalitetin, kulturën, marrdhënien, imazhin, refleksin dhe vete-perfaqesimin.

Pse identiteti i markës është i rëndësishëm?
Për këto dy arsye:
1. Është një udhëzues kominikimi me klientët. Identiteti i markës është busulla e komunikimit të biznesit tuaj, mjet që rregullon strategjinë në media dhe kanale të ndryshme, duke zvogëluar rrezikun e gabimeve.
2. Është karta e identitetit e kompanisë në treg. Identiteti i markës përcjell ndjenjat e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë ndaj objektivit dhe realiteteve të tjera referuese. Siguron një skemë të sjelljes dhe vlerave të vetë punonjësve.

Pa identititetin e markës është më e ndërlikuar të shkruash tekste, të bësh promocion apo fushata marketing. Pa identitetin e markës, kompania rrezikon të humbasë orientimin, të mos ketë vlera të përbashkëta. Punonjësit punojnë më me pasiguri dhe konsumatorët potencialë e perceptojnë.

1. Imagjinoni kompaninë si një person. Kush janë cilësitë tuaja, karakteristikat, tiparet dhe vecantite si një përshkrim i detajuar i një personi, ashtu ndodh dhe per kompaninë tuaj.
2.Kush eshte target-grupi juaj? Kujt i drejtohet shërbimi ose produkuti juaj, kush janë aletatët ne ketë rrugtim, klientë besnikë për të cilët ju punoni dhe shërbeni cdo ditë.

3.Cfarë ju bën të vecantë?

Në këtë pikë ju duhet të paraqisni argumentin tuaj te vecantë të shitjes e produkteve apo shërbimeve që ju ofroni klientëve tuaj potencialë. Ju duhet të shpjegoni në disa rreshta se cfarë e ben kompaninë tuaj zgjedhjen më të mirë, mënyrën sesi produkti juaj e përmirëson situatën apo e zgjidh atë. Bëje atë të qartë, konkrete, te plotë dhe me fjali të shkurtra.

4.Cili është misioni juaj, vizioni dhe vlerat tuaja?

Një biznes i mirë duhet të ketë të mirëpërcaktuar misionin, vizionin dhe vlerat. Si fillim duhet të tregoni historinë e kompanisë, arsyen e ekzistencës së saj, vlerat qe ju udhëheqin. Nga ana tjetër rëndësi ka që kompania të ketë një vision sa më të saktë për të ardhmen.

Kush hyn në lojë në përcaktimin e identitetit të markës?

Sigurisht që ju vjen në ndihmë zyra juaj e komunikimit dhe agjensia juaj e internetit e cila jemi ne. Ne ju ndjekim hap pas hapi ne perpilimin e identitetit të markës tuaj ne aspektin vizual dhe tekstual të internetit.
Ne ju përgatisim udhëzimet e plota të markës për prezantimin e kompanisë, logon, ngjyrat, tipografine, indikacionet mbi përdorimin e elementëve grafikë, copywriting,etj.

Në mënyrë që një biznes të jetë i suksesshëm, ai duhet të ketë një imazh të qartë dhe të kuptueshëm nga target grupi të cilit i drejtohet, ndaj dizenjimi i imazhit është një nga proçeset bazë në krijimin e identitetit të biznesit dhe hapi i parë në promovimin e tij në treg.

Të krijosh identitetin vizual, do të thotë në thelb t’i aplikoni vlerat e markës tuaj në çdo aspekt të saj.


KLIENTET TANE






Le të fillojmë
projektin tuaj


Ne përqëndrohemi në funksionimin e thjeshtë dhe përdorshmërinë e faqes suaj dhe ju mësojmë mënyrën e menaxhimit të saj si një aset i çmuar biznesi. Ne sigurohemi që përmbajtja jote të shpërndahet në mënyrë të tillë që vizitorët të gjejnë lehtësisht informacionin që kërkojnë, duke rezultuar në një eksperiencë të këndshme përdorimi.


KERKO KONSULTIM

Projektet që ne kemi përfunduar

Falë teknologjisë, ne ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe vemë në jete idetë tuaja.

SHIKO PROJEKTET TONA

WhatsApp chat