Pse përmbajtja është pjesa më e rëndësishme e faqes suaj të internetit

Pse përmbajtja është pjesa më e rëndësishme e faqes suaj të internetit

Cila është gjëja e parë që ju shikoni kur vizitoni një faqe interneti? A është aspekti vizual? A është përmbajtja? Apo është kodi? Nëse jeni si shumica e njerëzve, bini në kategoritë e mëparshme, pra ata që shikojnë përciptazi aspektin vizual dhe përmbajtjen. Unë them “përciptazi’, sepse shumica e njerëzve bëjnë pikërisht këtë kur vizitojnë një faqe interneti; ata thjesht hedhin një vështrim të shkurtër në të dhe nëse gjejnë atë që kërkojnë, ata mund të qëndrojnë më gjatë. Nëse jo, ata do të kërkojnë diku tjetër.

Shumë pronarë biznesi shqetësohen për të bërë faqen e internetit të kompanisë së tyre të duken sa më e bukur, pa i kushtuar vëmendjen e duhur përmbajtjes së saj. Vërtetë, pamja e bukur mund të shesë. Por pyesni veten: “A do të qëndroj me dikë vetëm për fytyrën e tij/saj të mrekullueshme ose për trupin e skalitur?” Disa me siguri do të qëndrojnë, por shumica e njerëzve kërkojnë diçka më shumë sesa thjesht pamjen në një partner. E njëjta gjë vlen për zgjedhjen e një kompanie midis qindra dhe mijëra prej tyre që konkurrojnë për vëmendjen tuaj. Si mundet një kompani të tërheqë konsumatorë përveç drogës më të fuqishme që është përdorur ndonjëherë nga njerëzimi? Fjala e shkruar. Ju nuk mund të shisni nëse mesazhi juaj nuk është i qartë, pavarësisht sesa bukur mund të duket faqja juaj e internetit. Pse, atëherë, përmbajtja e qartë është gjëja më e rëndësishme në faqen tuaj?

Përmbajtja e mirë dhe e qartë ju ndihmon të sqaroni mesazhin tuaj

Donald Miller,  themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i StoryBrand, thotë: “Nëse krijoni pështjellim, humbisni.” Skanoni të gjithë përmbajtjen e faqes suaj dhe rrethoni të gjitha fjalët që kanë zhargon biznesi. Nëse ata ngatërrojnë njerëzit, fshiji ose zëvendësoji ato me diçka më të thjeshtë. Konsumatorët që vijnë në faqen tuaj të internetit nuk duhet të djegin kalori në zbulimin e asaj se çka është e gjithë kompania juaj. Në vend që të thuash “ne ju ndihmojmë të rrisni ROI-in tuaj dhe treguesit që kanë rëndësi” ju mund të thoni “ju ndihmojmë të bëni më shumë para”. Është e thjeshtë dhe u flet direkt njerëzve.

Përmbajtja e shkëlqyer do t’ju ndihmojë të keni më shumë vizitorë në faqen tuaj te internetit

Dizajni në vetvete nuk shet. Përmbajtja e jashtëzakonshme shet. Sa më e mrekullueshme të jetë përmbajtja që krijoni, aq më shumë njerëz do të vizitojnë faqen tuaj te internetit. Dhe nëse përmbajtja juaj u flet atyre në gjuhë të thjeshtë, ata do të angazhohen. Është si një marrëdhënie; ju nuk mund të kërkoni që dikush të martohet me ju nëse nuk janë të vendosur dhe të përkushtuar. Njerëzit do të vizitojnë faqen tuaj dhe do të qëndrojnë më gjatë vetëm nëse ajo që ju thoni është e rëndësishme për ta, e thjeshtë dhe e qartë.

Përmbajtja e qartë ju ndihmon të shisni më shumë

Angazhimi nuk është i mjaftueshëm; ju dëshironi që personi tjetër të thotë ‘po’ në propozimin tuaj të martesës. Në mënyrë të ngjashme, dëshironi që njerëzit të klikojnë butonin “Bli tani”. Përpara se njerëzit ta bëjnë këtë, megjithatë, ata pyesin veten: “A e besoj vërtet këtë kompani?” dhe “Si mund të më ndihmojë kjo kompani për të përmirësuar jetën time?” Nëse përmbajtja juaj i ndihmon ata të përgjigjen në këto dy pyetje, atëherë ju jeni një hap më afër shitjes së produktit ose shërbimit tuaj. Një foto mund të vlejë sa një mijë fjalë, por një fjalë mund të vlejë sa një mijë fotografi. Në të kundërt, a do ishin akoma njerëzit duke lexuar ende Komedinë Hyjnore, Hamletin, Don Kishotin, Faustin, Oliver Twist, Krim dhe Ndëshkim dhe vepra të tjera të madhë të letërsisë?

Para se të ankoheni për njerëzit që nuk blejnë prej jush, pyesni veten “A është përmbajtja në faqen time e qartë, e thjeshtë dhe njerëzore?”


WhatsApp chat