Pse duhet një faqe interneti për biznesin?
by Ardit Cela
Më lejoni të filloj duke vënë në dukje diçka që tashmë dihet botërisht: çdo biznes ka nevojë për një faqe interneti. Jo për një faqe interneti dosido; kompania juaj ka nevojë për një faqe interneti profesionale. Ndërsa kjo mund të duket si diçka normale dhe e zakonshme për kohën në të cilën jetojmë, shumë pronarë firmash të vogla dhe të mesme janë ende në mëdyshje. Pse kompania juaj ka nevojë për një faqe interneti profesionale?
Mund të arrini klientët potencialë kudo që janë.
Në botën e sotme dixhitale, gjithnjë e më shumë njerëz blejnë gjëra online. Nëse ju ofroni një produkt ose shërbim, por nuk keni një faqe interneti, si mund t’ju gjejnë klientët? Edhe nëse produkti juaj është me të vërtetë i mirë, ju ende keni nevojë për një faqe interneti. Përkundër besimit popullor, çdo produkt apo shërbim ka nevojë për marketing. Ju duhet të keni një prani online. Nëse nuk e bëni, do të jetë e vështirë të përcillni mesazhin tek audienca juaj e synuar. Është sikur të bërtasësh në hapësirë; askush nuk mund të të dëgjojë. Një faqe interneti profesionale është një mënyrë e shkëlqyer për të tërhequr klientët. Pothuajse të gjithë janë online. Edhe ju duhet të ketë një prani në internet. Ji aty ku janë klientët.
Një faqe interneti do t’ju kursejë para.
Ndryshe nga kanalet tradicionale të reklamimit, një faqe interneti është me e lirë dhe më efektive. Vendosja e një reklame në një gazetë është e shtrenjtë, dhe kështu janë edhe reklamat në radio apo televizion. Sigurisht, një faqe interneti duhet të mbahet rregullisht. Shpenzimet e saj, megjithatë, janë shumë më të ulëta se ato që lidhen me marketingun tradicional. Ju mund të dëshironi të ndërtoni faqen e internetit të kompanisë tuaj duke përdorur WordPress dhe kjo është e mrekullueshme. Kjo sepse kështu mund të përditësoni përmbajtjen sa herë që dëshironi. Dhe nuk duhet të jeni programues për të bërë këtë. Për më tepër, faqja e internetit e kompanisë suaj do të optimizohet për të gjithë motorët e kërkimit. SEO nuk ka vdekur. Përkundrazi; po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Një faqe interneti profesionale do të ju kursejë kohën dhe paratë në afat të gjatë.
Do të përmirësojë imazhin e markës suaj.
Ju mund të keni një produkt shumë të dobishëm, por nëse njerëzit nuk mund ta gjejnë atë në internet, ata nuk do të vijnë në dyqanin tuaj (nëse keni). Faqja juaj e internetit duhet të pasqyrojë filozofinë e kompanisë suaj dhe vlerat e saj bazë. Nëse ajo që shisni është e dobishme për njerëzit dhe keni një faqe interneti funksionale dhe të lehtë për t’u përdorur, ata do të vërejnë këtë gjë. Paskëtaj, ju duhet t’u ofroni atyre përmbajtje origjinale. Në botën e sotme shumë konkurruese, imazhi i markës suaj është i një rëndësie të madhe. Një faqe interneti e mrekullueshme do të ndihmojë në përmirësimin dhe forcimin e markës suaj. Një biznes që ka një faqe interneti profesionale është gjithnjë një hap para kompanive të cilat mjaftohen me klientët që kanë.
Njerëzit mund të hyjnë në faqen tuaj 24/7, gjatë gjithë vitit.
Një faqe interneti profesionale është një ndihmë e madhe për biznesin tuaj. Gjithkush mund të hyjë në faqen tuaj, mjaft që të ketë internet. Kjo është e mrekullueshme sepse kështu mund të mbërrini shumë klientë potencialë. Njerëzit mund të kontrollojnë me lehtësi faqen tuaj të internetit për informacione rreth produkteve të ndryshme, për zbritje, oferta speciale dhe kështu me radhë. Ju nuk mund të bëni të gjitha këto me një dyqan fizik që nuk ka një faqe interneti. Për më tepër, ju mund të jepni përgjigje të menjëhershme për klientët ekzistues dhe ata potencialë. Tashmë çdo biznes ka nevojë për një faqe interneti profesionale.
Recommended Posts
Agjensi Dixhitale Tirane Evolve Studio
11/10/2019
Krijimi i faqeve te internetit
09/05/2019