MARKETING ONLINE





Marketing online me çmime konkurruese

Marketing online Tirane. Në botën dixihitale në të cilën jetojmë, prania online është domosdoshmëri për çdo biznes. Ne ofrojmë një qasje jo tradicionale ndaj metodave tradicionale të të bërit marketing. Ofrojmë gjithashtu  një qasje të re mbi praktikat në lëmin e marketingut online.




Marketing me email

Hartimi i fushatave të marketingut përmes email-it me mjete të thjeshta dhe që garantojnë rezultate konkrete. Ekipi ynë sigurohet që fushatat tuaja të marketingut përmes email-it të jenë dobiprurëse dhe të thjeshta për t’u realizuar. Ju bëni kërkesën, ne e kryejmë atë.



Ndjekja e fushatave dhe monitorimi i raporteve.

Ndjekja e performancës së fushatës tuaj të marketingut me email është më e lehtë me softuerin EasyWeb.  Mund të kuptoni kollaj  sa persona kanë lexuar email-in tuaj dhe plot tregues të tjerë.  EasyWeb ofron mënyra të ndryshme për të analizuar dhe interpretuar performancën e fushatës tuaj.  Grafikët dhe të dhënat  ju ndihmojnë të përmirësoni fushatat tuaja.



Filloni fushatën tuaj dhe rrisni përfitimet

Fushatat e marketingut me email mund të ndërtohen dhe zhvillohen fare lehtë. Ju mund të vëzhgoni ecurinë e tyre në çdo kohë. Filloni fushatën tuaj të marketingut tani dhe kontrolloni ecurinë  e saj përmes raporteve dhe  statistikave të ndryshme.



Marketing në rrjetet sociale

Mediat sociale lejon kompanitë të arrijnë klientët e tyre aty ku janë. Ato gjithashtu karakterizojnë markat e tyre dhe zgjerimin e bazës së tyre të konsumatorëve. Nëse bëhet siç duhet, marketingu i mediave sociale mund të rrisë efikasitetin e teknikave të tjera të marketingut. Këtu përfshihen SEO dhe SEM. Këto të dyja ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të forta mes klientit dhe biznesit.  Nëse nuk dini se çfarë strategji duhet të ndiqni, ne jemi këtu për të ndihmuar.



Çfarë është marketingu në rrjetet sociale?

Marketingu i mediave sociale, ose SMM, është një formë e marketingut në internet që shfrytëzon rrjete e ndryshme sociale në mënyrë që të arrijë qëllimet e ndryshme të tij. Marketingu i mediave sociale mbulon kryesisht aktivitete që përfshijnë ndarjen sociale të përmbajtjeve, videove dhe imazheve për qëllime marketingu, si dhe reklamimin e medias sociale të paguar.


Si mund t’ju ndihmojme?

Ne jemi një ekip i talentuar dhe klientët tanë vijnë kryesisht nga rekomandimet e klientëve tanë ekzistues dhe miqëve që e dinë se si punojmë. Ne nuk mendojmë se shitësit duhet të bëjnë të gjitha duke folur për ne dhe kështu që ne ju këshillojmë që të flisni direkt me klientët tanë për të kuptuar se kush jemi dhe çfarë bëjmë ne.
Çmimi që vendosim ne për marketingun në rrjetet sociale është tërësisht i besueshëm dhe bazohet në situatën tuaj aktuale si dhe në objektivat tuaja.



Pse ju nevojitet një menaxhim i rrjeteve sociale?

Klientët tuaj janë në rrjetet sociale.

Pa marrë parasysh se në çfarë industri është kompania juaj, klientët tuaj përdorin rregullisht rrjetet sociale. Është e rëndësishme që t’i mbani të angazhuar dhe të lidhur me markën tuaj në mënyrë që të jeni gjithmonë zgjedhja e tyre e parë.

Ka njerëz të cilët kërkojnë për kompaninë tuaj.

Nëse kompania juaj ofron një produkt ose shërbim, mund të jeni të sigurt se ka njerëz që flasin për të dhe kërkojnë kompanitë që ofrojnë atë produkt ose shërbim. Shërbimi ynë i menaxhimit të mediave sociale do të ndihmojë biznesin tuaj për t’u bashkuar me klientët tuaj potencialë.

Njerëzit po flasin në rrjetetet sociale rreth kompanisë tuaj.

Ju duhet të dëgjoni atë që klientët tuaj po thonë për kompaninë tuaj në mediat sociale dhe t’iu përgjigjeni shqetësimeve të tyre. Shërbimet tona të menaxhimit të mediave sociale përqëndrohen në theksimin e aspekteve pozitive të asaj që kompania juaj ka për të ofruar dhe për t’iu përgjigjur sinqerisht vërejtjeve negative të klientëve.

Të gjitha kompanitë kanë nevojë për një menaxhues për rrjetet sociale.

Shumica e pronarëve të bizneseve dhe menaxherëve të marketingut nuk kanë kohë për të menaxhuar të gjitha kanalet e tyre të mediave sociale. Çdo anëtar i firmës sonë ka marrë çertifikimin e tyre në menaxhimin e mediave sociale dhe agjencia jonë mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja të marketingut dhe të zgjeroni bazën tuaj të klientëve.



 Marketing në telefon

Marketingu në telefon është teknologjia më e fundit që ju ndihmon të tërhiqni më shumë klientë të rinj – persona që shpenzojnë më shumë para, më shpesh! Ne mund t’ju ndihmojmë të nisni një fushatë të suksesshme të marketingut në telefon në mënyrë që të mbërrini klientët tuaj shpejt dhe lehtë.



Çfarë bëjmë ne?

Marketingu në internet cilësohet si një ndër metodat më efektive të marketingut. Numri i  lartë i përdoruesve të telefonave celularëve rrit potencialin e një fushate marketingu online. Meqënëse përdoruesit e telefonave celularë janë të shumtë shumë në numër, efektiviteti dhe suksesi i mundshëm i një fushate të marketingut në telefonat celular është vetëm një hap larg.



Shërbimi i marketingut në telefon

  • Website për telefon
  • Marketing me SMS
  • Fushata për kërkimet nga telefoni
  • HTML5 dhe CSS3
  • Shitje nga telefoni
  • 2D Barcodes/QR Codes
  • Aplikacione mobile
  • Fushata marketingu në telefon

KLIENTET TANE






Le të fillojmë
projektin tuaj


Marketing online Tirane. Ne përqëndrohemi në funksionimin dhe përdorshmërinë e lehtë të faqes tuaj si dhe mënyrat  për të menaxhuar faqen tuaj si një aset biznesi. Ne sigurohemi që përmbajtja jote të shpërndahet në mënyrë të tillë që vizitorët të gjejnë lehtësisht atë që kërkojnë.


KERKO KONSULTIM

Projektet qe ne kemi përfunduar

Falë teknologjisë së internetit, ne ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe vemë në jete idetë tuaja.

SHIKO PROJEKTET