Union Bank
Përmbledhje e projektit
Kemi projektuar dhe zhvilluar një website modern korporativ për Union Bank, duke kombinuar UI/UX intuitive, një identitet vizual të pastër dhe përmbajtje të strukturuar. Website-i responsiv i paraqet qartë produktet, shërbimet dhe lajmet e bankës për individët dhe bizneset, në të gjitha pajisjet.
Një perfaqësim dixhitale i qartë dhe i besueshëm për Union Bank
Krijuam një website modern për Union Bank, që pasqyron identitetin e saj të besueshëm dhe të rrënjosur në vend dhe i bën produktet për individët, bizneset dhe korporatat të lehta për t’u gjetur. Faqja ka navigim të qartë dhe përmbajtje të strukturuar për shërbimet dhe lajmet.
Rezultati është një platformë koherente që forcon praninë dixhitale të bankës në çdo ekran.