Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë

Përmbledhje e projektit

Projektuam dhe zhvilluam aplikacionin zyrtar mobile të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke e bërë informacionin parlamentar lehtësisht të aksesueshëm për çdo qytetar. Aplikacioni për iOS ndërthur një ndërfaqe moderne dhe intuitive me një organizim të strukturuar të përmbajtjes, duke mundësuar akses të shpejtë në lajme, deputetë, legjislacion, komisione parlamentare dhe kalendarin e seancave plenare, nga çdo pajisje iPhone.

Projekti
Aplikacion Mobile
Roli ynë
Strategji, Dizajn UI/UX & Zhvillim

Afrimi i Kuvendit me Çdo Qytetar

Krijuam aplikacionin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë, të konceptuar me një objektiv të qartë: ta bëjë më të lehtë ndjekjen e veprimtarisë së institucionit. Aplikacioni përmbledh në një strukturë të thjeshtë dhe të organizuar lajmet më të fundit, profilet e të 140 deputetëve, projektligjet dhe ligjet e miratuara, komisionet parlamentare dhe kalendarin e seancave plenare.

Qytetarët mund të kërkojnë dhe ruajnë përmbajtjet që u interesojnë, të ndjekin deputetët e zonës së tyre dhe të konsultojnë materialet e ruajtura edhe pa lidhje interneti. Rezultati është një aplikacion intuitiv, që respekton privatësinë e përdoruesve dhe lehtëson aksesin në veprimtarinë parlamentare, duke kontribuar në forcimin e transparencës dhe besimit të qytetarëve.

Preferencat e cookies

  • Të nevojshme që faqja të funksionojë, si siguria dhe ruajtja e pëlqimit tuaj. Këto nuk mund të çaktivizohen.

  • Mbajnë mend zgjedhjet që bëni, si gjuha ose rajoni.

  • Na ndihmojnë të kuptojmë si e përdorin vizitorët faqen, që ta përmirësojmë.

  • Përdoren për të shfaqur reklama të përshtatshme dhe për të matur rezultatet e tyre, përfshirë përmbajtjen e integruar nga faqe të tjera.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.