Investment
Përmbledhje e projektit
Projektuam dhe zhvilluam një website modern institucional për Këshillin e Investimeve të Shqipërisë, duke ndërthurur një UI/UX intuitiv, elemente vizuale të pastra dhe përmbajtje të strukturuar qartë. I ndërtuar me WordPress, website-i dygjuhësh dhe responsive mundëson akses më të lehtë në informacionet mbi mbledhjet, raportet dhe publikimet në çdo pajisje.
Krijimi i një Dialogu më të Qartë mes Sektorit Publik dhe atij Privat
Krijuam një website modern për Këshillin e Investimeve, që mundëson gjetjen e lehtë të informacioneve mbi mbledhjet, raportet e monitorimit dhe publikimet. Website-i dygjuhësh ofron navigim të qartë dhe seksione të organizuara për anëtarët, fushat e veprimtarisë dhe lajmet.
Rezultati është një platformë institucionale koherente, që forcon praninë digjitale të Këshillit në çdo pajisje.