Delta
Përmbledhje e projektit
Projektuam dhe zhvilluam një website modern për Delta, duke ndërthurur një UI/UX intuitiv, prezantim vizual elegant të produkteve dhe përmbajtje të organizuar në mënyrë funksionale. E ndërtuar në WordPress, faqja responsive prezanton qartë koleksionet e pllakave, dyshemeve dhe produkteve sanitare, duke garantuar një eksperiencë optimale në çdo pajisje.
Dizajnimi i Hapësirave Online, nga Dyshemetë te Banjot
Krijuam një website modern për Delta, që pasqyron ekspertizën e kompanisë në fushën e dizajnit dhe mundëson eksplorimin e lehtë të koleksioneve të pllakave, dyshemeve dhe ambienteve të banjës. Website-i ofron kategori të qarta produktesh, informacion mbi vendndodhjen e showroom-eve dhe një funksionalitet Floor Visualizer, që u mundëson vizitorëve të vizualizojnë produktet në hapësirat e tyre.
Rezultati është një platformë digjitale koherente, që forcon praninë online të markës dhe ofron një eksperiencë të njëtrajtshme në çdo pajisje.