Përmbledhje e projektit

Projektuam dhe zhvilluam një faqe interneti profesionale për Area Renovation, një kompani e specializuar në ndërtim dhe rikonstruksion banesash, që ofron shërbimet e saj në Connecticut, Westchester County dhe New York City. Platforma prezanton gamën e shërbimeve të kompanisë për projekte rezidenciale dhe komerciale, duke përfshirë rikonstruksionin e kuzhinave dhe banjove, punimet e çative, zdrukthëtarinë, lyerjen dhe përmirësimet e ambienteve të jashtme. Krahas zhvillimit të website-it, ofrojmë edhe shërbime Digital Marketing për të forcuar praninë online të markës, rritur dukshmërinë në kërkimet lokale dhe tërhequr klientë të rinj.

Projekti
Website Biznesi & Digital Marketing
Roli ynë
Strategji, UI/UX Design, Zhvillim Website & Digital Marketing

Transformimi i Hapësirave Përmes Inovacionit Digjital

Krijuam një platformë digjitale moderne për Area Renovation, që pasqyron ekspertizën e kompanisë në ndërtimin dhe rikonstruksionin e ambienteve rezidenciale dhe komerciale. Website-i prezanton gamën e gjerë të shërbimeve, projektet e përfunduara dhe kapacitetet e kompanisë përmes një strukture të mirëorganizuar, elementeve vizuale profesionale dhe navigimit intuitiv. Kjo u mundëson klientëve potencialë të eksplorojnë lehtësisht shërbimet dhe të kërkojnë oferta për projektet e tyre.
Përtej Website Design dhe Development, ofrojmë gjithashtu shërbime Digital Marketing, të fokusuara në promovimin e zgjidhjeve të rikonstruksionit të kompanisë, rritjen e ndërgjegjësimit për markën në tregun lokal dhe arritjen e pronarëve të banesave dhe bizneseve në Connecticut dhe zonat përreth, përmes një komunikimi strategjik digjital dhe fushatave online.
Rezultati është një prani digjitale gjithëpërfshirëse, që ndërthur një Website profesional të biznesit me aktivitete të vazhdueshme marketingu, duke mbështetur sigurimin e klientëve të rinj dhe rritjen afatgjatë të biznesit.

Preferencat e cookies

  • Të nevojshme që faqja të funksionojë, si siguria dhe ruajtja e pëlqimit tuaj. Këto nuk mund të çaktivizohen.

  • Mbajnë mend zgjedhjet që bëni, si gjuha ose rajoni.

  • Na ndihmojnë të kuptojmë si e përdorin vizitorët faqen, që ta përmirësojmë.

  • Përdoren për të shfaqur reklama të përshtatshme dhe për të matur rezultatet e tyre, përfshirë përmbajtjen e integruar nga faqe të tjera.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.