Komani Ferry
Përmbledhje e projektit
Kemi projektuar dhe zhvilluar një website modern rezervimesh për Komani Ferry, duke kombinuar UI/UX intuitive, pamje piktoreske dhe një përvojë rezervimi të rrjedhshme. I ndërtuar në WordPress, platforma responsive e bën të lehtë për vizitorët të eksplorojnë itineraret, të kontrollojnë oraret dhe të rezervojnë bileta për traget, autobusin dhe kajakun. Krahas zhvillimit të website-it, ofrojmë shërbime të marketingut dixhital për të forcuar praninë online të markës, për të rritur dukshmërinë dhe për të tërhequr më shumë udhëtarë.
Duke i lidhur udhëtarët me bukurinë e Liqenit të Komanit
Krijuam një platformë moderne dixhitale për Komani Ferry, që pasqyron bukurinë natyrore të Liqenit të Komanit dhe e bën planifikimin dhe rezervimin e udhëtimit të thjeshtë dhe të përshtatshëm. Website-i ka një sistem intuitiv për rezervimin e biletave, informacion mbi itineraret dhe oraret, si dhe rezervime të dedikuara për kajak, të gjitha të aksesueshme në çdo pajisje.
Përtej dizajnit dhe zhvillimit të website-it, menaxhojmë edhe aktivitete të marketingut dixhital për të promovuar shërbimet e Komani Ferry, për të rritur njohjen e markës dhe për të arritur udhëtarët që duan të zbulojnë Liqenin e Komanit.
Rezultati është një përvojë e plotë dixhitale, që kombinon një platformë funksionale rezervimesh me marketing dixhital të vazhdueshëm, për të mbështetur rritjen dhe dukshmërinë e markës.