Përmbledhje e projektit

Projektuam dhe zhvilluam një website modern për DigitAlb, platformën lider të televizionit dhe streaming në Shqipëri. Website-i integron në një strukturë të qartë paketat, ofertat, përmbajtjen sportive dhe aplikacionin DigitAlb, duke u mundësuar përdoruesve të zbulojnë programet dhe përmbajtjet që dëshirojnë të ndjekin, të krahasojnë paketat dhe të abonohen në vetëm pak hapa.

Projekti
Website
Roli ynë
Strategji, Dizajn UI/UX & Zhvillim

Argëtimi më Afër Çdo Shikuesi

Krijuam një website modern për DigitAlb, që e bën të lehtë eksplorimin e paketave, ndjekjen e ofertave dhe përmbajtjeve sportive, si dhe aksesin në programet televizive përmes aplikacionit, televizionit satelitor ose atij tokësor. Website-i ofron navigim intuitiv, një identitet vizual me stil kinematografik dhe tonalitete të errëta, si dhe akses të drejtpërdrejtë për abonim, regjistrim në periudhën e provës falas dhe marrjen e asistencës.

Rezultati është një eksperiencë digjitale koherente, që i afron shikuesit me përmbajtjet dhe programet e tyre të preferuara.

Preferencat e cookies

  • Të nevojshme që faqja të funksionojë, si siguria dhe ruajtja e pëlqimit tuaj. Këto nuk mund të çaktivizohen.

  • Mbajnë mend zgjedhjet që bëni, si gjuha ose rajoni.

  • Na ndihmojnë të kuptojmë si e përdorin vizitorët faqen, që ta përmirësojmë.

  • Përdoren për të shfaqur reklama të përshtatshme dhe për të matur rezultatet e tyre, përfshirë përmbajtjen e integruar nga faqe të tjera.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.