Degert Auto
Përmbledhje e projektit
Projektuam dhe zhvilluam një Website Biznesi modern për Degert Auto, duke ndërthurur një UI/UX intuitiv, prezantim të qartë vizual të produkteve dhe përmbajtje të organizuar në mënyrë funksionale. E ndërtuar në WordPress, faqja responsive dhe shumëgjuhëshe prezanton qartë gamën e pjesëve të këmbimit, dyqanet dhe partnerët e kompanisë, duke garantuar një eksperiencë optimale në çdo pajisje.
Drejt Epokës Digjitale me një Distributor Kryesor të Pjesëve të Këmbimit për Automjete
Krijuam një website modern për Degert Auto, që pasqyron pozicionin e saj drejtues në treg dhe mundëson eksplorimin e lehtë të gamës së gjerë të pjesëve të këmbimit për automjete. Website-i në pesë gjuhë ofron kategori të qarta produktesh, një seksion për gjetjen e pikave të shitjes dhe një akses të drejtpërdrejtë B2B për partnerët e biznesit.
Rezultati është një platformë digjitale koherente, që forcon praninë online të kompanisë dhe ofron një eksperiencë të njëtrajtshme në çdo pajisje.