Check Albania
Përmbledhje e projektit
Projektuam dhe zhvilluam një aplikacion mobile për Check Albania, një nga operatorët turistikë kryesorë në Shqipëri. Aplikacioni sjell eksperiencën turistike të markës drejtpërdrejt në telefonat e vizitorëve, përmes një dizajni modern dhe intuitiv, elementeve vizuale frymëzuese dhe aksesit të lehtë në shërbimet dhe mënyrat e kontaktit që u nevojiten gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.
Shqipëria më Afër Çdo Udhëtari
Krijuam një aplikacion mobile për Check Albania, që u ndihmon turistëve të zbulojnë Shqipërinë dhe të qëndrojnë në kontakt me ekipin që organizon udhëtimin e tyre. Aplikacioni ofron një strukturë të thjeshtë, një stil vizual tërheqës dhe akses të drejtpërdrejtë në shërbimet dhe asistencën e operatorit turistik.
Rezultati është një eksperiencë mobile koherente, që pasqyron përkushtimin e markës ndaj shërbimit cilësor ndaj klientit dhe krijimit të eksperiencave të paharrueshme të udhëtimit.